U gjet në një kotec pulash, makina e parë e Maradonës del në ankand me çmim marramendës…
Diego Armando Maradona si të gjithë futbollistët profesionistë që kanë pikë të dobët makinat, kishte një koleksion të pasur me mjete luksoze për kohën.
Por duke qenë se karriera e tij ishte vite më parë sot makinat e legjendës së futbollit janë të vjetëruara por aspak pa një vlerë. Madje makina e tij e parë ekziston ende dhe do të ketë një çmim stratosferik, të imagjinosh për një makinë Fiat 128.
Ishte kjo markë e famshme që iu bë dhuratë në Krishtlindjen e vitit 1982, kur u zyrtarizua transferimi i tij në Europë nga Boca te Barcelona dhe ngaqë marka Fiat ishte e famshme asokohe, iu be dhuratë në moshën 22-vjeçare, mjeti i tij i parë mes shumë të tillave që do të kishte më pas.
Gjithsesi, kjo makinë u zhduk disa vite por u rigjet në 2003, në një kotec pulash, në qytetin argjentinas Salto, nga Martin Varrone, koleksionist i makinave dhe pronar aktual.
Ai ka marrë “ok” nga avokati i Maradonës për ta nxjerrë në shitje dhe ky Fiat 128 ka statusin NFT që njihet edhe si vepër arti por edhe si kriptovalutë dhe titullohet “El Primer Auto D10S”.
Ankandi ka nisur dhe do të zgjasë deri më 15 Shkurt të 2022 dhe ka një çmim marramendës, 400 mijë dollarë, ose 355 mijë euro. Por mos u habisni është vetëm çmimi i nisjes së ankandit pasi mund të arrijë edhe 1 milionë Euro.
/Ora News/.