Në Spanjë janë optimistë. Reali inauguron stadiumin e ri me 2 galaktikë!
Real Madrid do të kthehet shumë shpejtë në klubin me yje dhe galaktikë. Është termi me të cilin kemi njohur gjithmonë klubin spanjoll i cili në fund të këtij sezoni kompleton edhe ristrukturimin e plotë të “Santiago Bernabeu”. Një impiant i ri pothuajse modern dhe çfarë është më e rëndësishmja do të sigurojë 40 mln euro të ardhura në vit pasi do të jetë në aktivitet çdo ditë edhe nëse nuk luan ekipi,
Gjithsesi, për të inauguruar një stadium brilant, Florentino Perez ka edhe një plan të madh në merkato, të sjellë dy yje që do ta rikthejnë vëmendjen te ekipi galaktik.
Janë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland dy lojtarët që do ta bënin ekipin të jashtëzakonshëm si në potencial por edhe të mbushur me yje. E në fakt Reali është i vetmi ekip përveç PSG-së që mund t’i përballojë të dy këta lojtarë.
Nëse Mbappe do të vinte falas dhe vetëm paga do të ishte shpenzim, për Haaland është gati oferta si për kartonin ashtu edhe per pagën dhe vetë Raiola e ka shprehur se Haaland do të përshtatej më shpejt në Spanjë./Ora News/.
