Shikoni “predhën” e Valon Ethemit. Mesfushori shqiptar goleador në Turqi

Ish mesfushori i Kukësit, Valon Ethemi është kthyer në një nga pikat e referimit të Instanbulsor në kategorinë e dytë turke. Në Skuadrën ku luajnë edhe shqiptarët e tjerë, Abazaj, Rroca, dhe Jetmir Topallai është plotësisht në lojë për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk.

Sot Istanbulspor kishte një ndeshje të rëndësishme në shtëpi ndaj Samsunspor, rival direkt në renditje të cilën vendasit e fituan 2-1 falë një super goli të Valon Ethemit.

Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë të takimit në 73’ që hapi rrugën drejt suksesit dhe për të është goli i tretë teksa ka dhënë 7 asiste./Ora News/.