“Boxing Day” nuk anulohet, në Premier League fiton futbolli edhe në festa
Mes 6 dhe 13 Dhjetorit, në Premier League u regjistruan 42 raste me covid-19 mes lojtarëve dhe anëtareve të stafeve në klubet e kampionatit. Kjo situate kishte sjellë një situate të jashtëzakonshme në Angli ku u vendos të diskutohej edhe mundësia e ndërprerjes disa javore duke eliminuar kështu një nga karakteristikat e këtij kampionati, atë të “boxing day” ose turin e forces që nuk e ka asnjë kampionat tjetër në botë.
Sot me shumicë votash, klubet e Premier League vendosën të vijojnë me kampionatin duke mos e ndërprerë pavarësisht situates së rënduar nga covid-19.
Praktikisht nga data 25 Dhjetor e deri më 3 Janar, të gjithë klubet e Premier League do të luajnë tre ndeshje, një kalendar i ngjeshur por që për tifozet e futbollit është kënaqësi më vete që në këto festa të shijojnë spektaklin e yjeve të Premier League./Ora News/.
