Shehu: Ballkani i Hapur synon ta vendosë në qoshe Kosovën dhe të sfumojë pavarësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 22:19
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministri demokrat Tritan Shehu u shpreh se Minishengen dhe Ballkani i Hapur nuk kanë asnjë ndryshim.
Sipas tij, Kosova ka mbajtur qëndrim korrekt ndaj nismës, pasi synon ta vendosë në qoshe Kosovën dhe të sfumojë pavarësinë e saj.
Shehu: Kosova ka mbajtur qëndrim korrekt ndaj nismës. Minishengen dhe Ballkani i Hapur nuk kanë asnjë ndryshim. Procesi i Berlinit serioz, pse duhet ti vëmë përballë projektin e Vuçiç? Nisma synon ta vendosë në qoshe Kosovën dhe të sfumojë pavarësinë. Gjërat po bëhen në mënyrë okulte. Nuk ka asnjë informacion çfarë është biseduar në Novi Sad. Ne duhet ti dalim krahë Kosovës.
