Djegia e flamurit serb në Tiranë, burime: Pritet që disa persona të shoqërohen në komisariat

Burime pranë policisë së Tiranës bëjnë me dije se disa persona pritet të shoqërohen në komisariat për veprimin e djegies së flamujve të Serbisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ora News, mëson se policia po vëzhgon pamjet filmike të regjistruara nga media por edhe kamerat e sigurisë në Bulevard apo agjentët në terren, për të identifikuar autorët.

Siç janë transmetuar edhe në pamjet që kanë qarkulluar nga protesta, shumica e personave që kanë bërë veprime të tilla janë adoleshentë dhe të mitur.

Pasditen e sotme, qindra qytetarë nga Shqipëria por edhe Kosova, iu bashkuan protestës së thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, kundër “Ballkanit të Hapur”.