Shehu: Ballkani i Hapur Jugosllavia e re, u anashkalua qëllimisht Kosova, Vuçiç nuk e njeh

Në Drejt nga Luan Rama, ish-ministri demokrat, Tritan Shehu u shpreh se nisma Ballkani i Hapur ka nisur para 10 vitesh nga Vuçiç, ku donte të krijonte Jugosllavinë e re.

Sipas tij, nisma nuk ka aktorë kryesor, por vetëm një aktor, një iniciator që është Vuçiç, dhe ku është anashkaluar qëllimisht Kosova.

Shehu: Protesta e Berishës e organizuar në një kohë shumë të shkurtër. Nisma Ballkani i Hapur ka nisur para 10 vitesh nga Vuçiç, donte të krijonte Jugosllavinë e re. Synon një Serbi të madhe bazuar mbi reminishencat e vjetra. Nisma nuk ka aktorë kryesor por vetëm një aktor, një iniciator Vuçiç.

Gjithçka filloi në Novi Sad. U anashkalua qëllimisht Kosova, u sfumua si shtet i pavarur. Kosova nuk mund të shkojë në këtë tavolinë, Vuçiç nuk e njeh.  Ideja e Minishengen u hodh poshtë në Samitin e Selanikut në 2002-shin, ishte e rrezikshme.