Protesta/ Këlliçi: Serbia presion për mosnjohjen e Kosovës, Vuçiç s’ka kërkuar falje për gjenocidin

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur protesta ishte kundër Aleksandër Vuçiç, pasi sipas tij ky nuk mund te jetë miku i shqiptarëve.

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, sipas Këlliçit marshuan sot në  bulevard kundër nismës “Ballkanit të Hapur”, pasi sipas tij kjo nismë lë gjysmën e Ballkanit Perëndimor, dhe në mënyrë indirekte i hap derën Rusisë.

Ishte një protestë që erdhi në momentin e parë që u mor vesh se në Tiranë mbërrin Aleksandër Vuçiç, që mund të jetë miku i zemrës i Edi Rama, por nuk mund të jetë miku i shqiptarëve.

Belind Këlliçi: Nuk mundet që ne sot të pranojmë që Rama të rehabilitojë ministrin e Sllobodan Millosheviçit, përgjegjës, për gjenocidin mbi qytetarët shqiptarë të Kosovës dhe trojeve shqiptare. S’mund ta pranojmë si një politikan paqedashës dhe normal. Protesta e sotme ishte kundër “Ballkanit të Hapur” që lë  gjysmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor jashtë. I gjithë ky projekt bëhet në kuadër të hegjemonisë serbe në rajon, por mbi të gjitha duke i hapur derën Serbisë, fuqizimit në politikën e jashtme, ne indirekt ne i kemi hapur derën Rusisë. Dhe duke qenë se ne kemi qenë dakord që në fillim me iniciativën e BE, me “Procesin e Berlinit”, ne i qëndrojmë atij projekti që përfshin Ballkanit Perëndimor.

Këlliçi shprehet se nisma “Open Balkan” e iniciuar nga Rama dhe dhe Vuçiç, nuk i shrëben faktorit shqiptar, sepse lë Kosovën jashtë, ndërsa shton se Shqipëria para interesit të Beogradit ka Kosovën.

Belind Këlliçi: Ky projekt i iniciuar nga Rama dhe Vuçiç, nuk i shërben faktorit shqiptar, sepse lë Kosovën jashtë. Ne para interesit të Beogradit, kemi Prishtinën. Kjo nuk i shërben Kosovës, as sovranitetit të Kosovës, as ekonomisë lirë tregut, as nuk i shërben forcimit të shtetit të Kosovës.

Po ashtu deputeti thekson se Serbia vijon t’u bëjë presion shteteve të tjera për mosnjohjen e Kosovës, ndërkaq thotë se nuk mund të mirëpresim në Tiranë një politikan që nuk ka kërkuar falje për gjenocidin serb.

Belind Këlliçi: Nga ana tjetër Serbia vijon të ushtrojë presion përmes Rusisë, për mosnjohjen e Kosovës. Nuk mundet ne që një politikan që nuk ka kërkuar falje për gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptarëve në Kosovë, ta mirëpresim në Tiranë. Nuk është normale.

Përgatiti Anila Kolgjini.