Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Ishull-Lezhë.

Policia ka nisur verifikimet ne vendin e ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Rrethanat mbeten të paqarta. Po administrohen gëzhojat e gjetura.

"Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar" thuhet në njoftimin paraprak të policisë.