Ju flet Moska - Do të kemi edhe videogame për fëmijë me SPAK dhe BKH!
Do të kemi edhe videogame për fëmijë me SPAK dhe BKH! Ishte tema e kësaj të hënë në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Mua më bëri përshtypje nga ceremonia e SPAK-ut sot ku e pranishme ishte ambasadorja ameriaken Yuri Kim e cila mbajti edhe një fjalim.
Yuri Kim tha se prokurorët e SPAK-ut e BKH-së duhet të jenë krenarë pasi janë duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve.
Shqiptarët deri në 13 vjeç kanë heronj prokurorët e SDPAK dhe hetuesit të BKH-së. Nuk mendoj se këta njerëz ndjekin njoftimet e SPAK dhe BKH-së.
Në SHBA bëhen heronj këta agjentë. Ata bëhen më anë të video-gameve me tema nga operacionet e FBI-së ose lufta kundër krimit.
Këtu ka një gjë të çuditshme se janë disa gjëra që vetëm fëmijët mund t’i besojnë. SPAK-u i krijua si strukturë anti-korrupsion dhe këtu janë gjëra që vetëm fëmijët mund t’i kuptojnë.
Kemi një ish-ministër që është në burg për incineratorët. Një fëmijë që i ndjek këto raste dhe që do të ishin video-game do të thoshte se pse ky në burg është i keq, ndërsa për uniformat e policisë futet komisionerët e tenderit, por nuk preket ish-ministri!

