Dade: Të fokusohemi te nismat e mbështetura nga BE, Ballkani i Hapur në favor të Vuçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 21:34
Në Drejt nga Luan Rama, ish-deputetja socialiste Arda Dade u shpreh se duhet fokus te nismat e mbështetura nga BE dhe ndërkombëtarët, dhe se nuk është dakord të krijohen mbivendosje të nismave.
Ajo tha se Maqedonia e Veriut është e paqartë për qëndrimin që duhet të mbajë për këtë nismë dhe se Ballkani i Hapur në favor të Vuçiç dhe imazhit të tij.
Dade: Në vend që të fokusohemi te nismat e mbështetura nga BE dhe ndërkombëtarët nuk jam dakord të krijohen mbivendosje të nismave.
Të bëjmë efektive nismat që përfitojnë të gjithë. Maqedonia e Veriut është e paqartë për qëndrimin që duhet të mbajë për këtë nismë. Ballkani i Hapur në favor të Vuçiç dhe imazhit të tij.

