Maliq, bie nga motori, niset me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq të Korçës.

Një person nga rënë nga motori në rrugën e fshatit Drithas.

Dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa sipas informacioneve shtetasi i lënduar ende nuk reagon.

Ai do të transportohet me urgjencë drejt spitalit.

"Më datë 20.12.2021, rreth orës 20:45, në afërsi të urës së fshatit Drithas, Maliq, shtetasi K. S., rreth 35 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se është rrëzuar nga mjeti tip motoçikletë, pa targa, të cilën drejtonte dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore." - njofton policia. 

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.