Shpërthim në Sauk, dëmtohen xhamat e dy mjeteve në parkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 20:51
Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Sauk. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Selim Brahja".
"Rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara".
Ora News mëson se mes shkurreve është hedhur një kallëp tritoli 30-50 gram. Si shkak i shpërthimit të tij ciflat e gurit kanë dëmtuar dy xhama të makinave që ishin të parkuara pranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
