Starova: Përpjekja e Ramës për Ballkanin e Hapur fëminore, pa u njohur Kosova s’ka sukses
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-zv. Ministri i Mbrojtjes Arian Starova u shpreh se Kryeministri Rama artikulon meqë BE nuk na hap dyert rajoni është i zoti vetë me Open Ballkan.
Sipas tij, pa u njohur Kosova kjo nismë nuk mund të jetë e suksesshme dhe se i duhet thënë boll dialogut Kosovë-Serbi, pasi duhet njohja.
Starova: Në rrafshin ekonomik ka shumë vend për transparencë. A ka ndonjë konsultë se çfarë ndikimi do ketë kjo nismë në ekonomi? Nuk është keq të ketë bashkëpunim në rajon. Vendet e rajonit kanë bashkëpunuar pas luftës. Pse i jepet kjo pamje madhështore Open Ballkan?
Kryeministri Rama artikulon meqë BE nuk na hap dyert ne jemi të zotët vetë. Kjo është një përpjekje fëminore. Pa u njohur Kosova kjo nismë nuk mund të jetë e suksesshme. Boll me dialogun Kosovë-Serbi, duhet njohja, këtë e kanë kuptuar dhe ekspertët.

