Rama shtron darkë në Elbasan për Vuçiç dhe Zaev, i pranishëm edhe djali i multimiliarderit Soros
Eskortat e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev kanë mbërritur në Elbasan.
Ata janë pritur nga kryeministri Edi Rama, që ka mbërritur më herët bashkë me ministret e tij Ibrahmaj dhe Krifca.
Dy kryeministrat dhe presidenti do të kenë një darkë informale në Elbasan së bashku me delegacionet e tyre përpara një dite intensive që i pret nesër lidhur me Open Balkan.
Rtv Ora mëson se darkës i është bashkuar edhe djali i multimiliarderit Soros.
"Nga burimet kemi arritur të mësojmë se do të jetë Alex Soros. Ai ka mbërritur me një automjet privat" raportoi gazetarja e Rtv Ora, Edisona Skënderi.
Nga burime jozyrtare mësohet se në darkë është dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Ditën e nesërme mes përfaqësuesve të tre shteteve pritet të firmosën 5 marrëveshje të rëndësishme.


