Çejku: Kosova është ulur në tryezë me Serbinë, janë shkrirë akujt, procesi i Berlinit nisma më serioze
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ambasadori Arben Çejku tha se Procesi i Berlinit ka qenë nisma më serioze në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
Sipas tij, Tirana nuk ka gjetur gjuhën e duhur për të afruar në Open Ballkan Prishtinën dhe se në këtë nismë duhet të përfshihen të gjithë, por ndërkombëtarët nuk e kanë hedhur poshtë.
Çejku: Procesi i Berlinit ka qenë nisma më serioze në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Kosova probleme të mëdha në qasjen e saj me Serbinë dhe rajonin. Mungesa e njohjeve të reja ndërkombëtare dështim dhe kosto për Kosovën. Kosova është ulur në tryezë me Serbinë, janë shkrirë akujt. Diskutimi për Minishengen erdhi kur Kosova kishte vendosur taksën 100% ndaj Serbisë.
Tirana nuk ka gjetur gjuhën e duhur për të afruar në këtë nismë Prishtinën. Në këtë nismë duhet të përfshihen të gjithë, por ndërkombëtarët nuk e kanë hedhur poshtë. Në Tiranë thuhet se kjo nismë tenton hegjemoninë Serbisë, mediat serbe shkruajnë se kjo është rruga për krijimin e Shqipërisë së madhe. Duhet më shumë transparencë për marrëveshjet që arrihen.
