Dade: S’ka transparencë për Ballkanin e Hapur, 3 shtete nuk e pranojnë këtë nismë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 21:30
Në Drejt nga Luan Rama, ish-deputetja socialiste Arda Dade u shpreh se nuk ka informacion dhe transparencë për nismën Ballkani i Hapur.
Ajo tha se janë tri vende të cilat nuk e nuk e pranojnë këtë nismë, prandaj nuk ka arsye për tu trumbetuar me të madhe.
Dade: Çdo nismë që synon bashkëpunimin është e mirëpritur nëse nuk bie ndesh me interesat e vendit. Nuk ka informacion dhe transparencë për nismën Ballkani i Hapur. Duhet të bëjmë kujdes për të avancuar nismat që nuk çojnë drejt stabilitetit.
Tre vende nuk e pranojnë këtë nismë, nuk ka arsye për tu trumbetuar me të madhe. Ka mjaft pika takimi me nismën e iniciuar nga Merkel, Procesin e Berlinit.
