Protestë kundër Bashës? Berisha: Shumicën duhet ta respektosh, ne jemi shumicë

Protesta e sotme e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër Open Balkan dhe vjedhjes me incineratorët ishte dhe një matje force me kreun e PD-së Lulzim Basha.

I pyetur nëse do të mbajë protesta dhe kundër Bashës, Berisha tha se ai duhet të njohë shumicën dhe shumica sipas tij është grupi i rithemelimit të PD.

Berisha: Sot ka një shumicë dërmuese në njërën anë, një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën, mendon se mund të shtypë shumicën me ndihmën e qeverisë e vërteta është se do të mbahet përgjegjëse në mënyrë shembullore ajo dhe Edi Rama. Shumicën duhet ta respektosh, nuk mund ta marrësh kurrë peng, ne jemi shumicë.