Flamujt serb në Tiranë, Rama replikon me komentuesit: Në Beograd kam mbrojtur interesat e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit teksa këta të fundit i janë drejtuar kreut të qeverisë duke i thënë se nuk pati asnjë reagim nga Tirana zyrtare ku flamuri shqiptar u dogj në Serbi, ndërsa sot flamujt serb valëviten në “Bulevardin” e kryeqytetit.
Rama ka kthyer përgjigje duke thënë se ata që kanë djegur flamujt shqiptarë në Serbi janë arrestuar ndërsa ka shtuar se ai në Beograd flet shqip dhe mbron interesat e Shqipërisë.
Përsa i përket protestës që u zhvillua ditën e sotme para Kryeministrisë kundër "Ballkanit të hapur", Rama tha se kjo nismë është përveçse është e ardhmja e fëmijëve, është dhe në interes strategjik të Shqipërisë.
Komentuesja: Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare. Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter.
Kjo eshte kulmi.Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.
Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA . Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise? Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise.
Edi Rama: Ilirjana Gashi e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare.
Edi Rama: Real Booy per ata qe shajnë e mallkojne perve keqardhjes s'kam asnje ndjesi tjetër, ndersa me ata qe me quajne tradhetar pervec keqardhjes me vjen edhe per te qeshur, sic me vinte per te qeshur kur me quanin hero pas vizites se pare ne Beograd! Une s'jam as hero as tradhetar, po jam thjesht nje shqiptar qe mendoj e punoj cdo dite per te ardhmen e vendit tim dhe per Ballkanin e Hapur kam bindjen absolute se koha do te me jape te drejte
Edi Rama: Xhani Dauti Xhani nuk harroj asgje unë fare, po paqja ndërtohet me politike, me diplomaci, me dialog, jo me pushke imagjinare ne fejsbuk e me vetizolim dhe Serbia duhet te kerkoje falje per krimet ne Kosove, sic kerkoi Gjermania per krimet e luftes, por deri kur Gjermania kerkoi faljen u ndertuan shume ura bashkepunimi ekonomik

