Meta ktheu projektligjin për 'Bashkëqeverisjen' e 'Buxhetin 2022', Kuvendi i rrëzon dekretet
Kuvendi ka rrëzuar dekretet e Presidentit Ilir Meta për 'Bashkëqeverisjen' e 'Buxhetin 2022', TVSH dhe për ‘Taksat kombëtare'.
Në seancën plenare që u zhvillua prej 8 orësh ditën e sotme ligji me 76 vota pro dhe 13 kundër ligji për buxhetin e vitit 2022.
Sakaq Kuvendi ka rrëzuar dhe ligjin për ‘Bashkëqeverisjen” me 76 vota pro dhe 14 kundër.
Ndërkohë është miratuar edhe ligji ‘Fëmijët nën përkujdesjen e republikës’, për jetimët e të rënëve në krye të detyrës si dhe ligji për investimet strategjike.
Vendimet në Kuvendin e Shqipërisë
Kuvendi miraton me 90 vota pro, Aktin normativ për buxhetin e shtetit për vitin 2021
Kuvendi miraton me 83 vota pro, 1 kundër p/ligjin “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës”
Kuvendi miraton me 75 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim ndryshimet në ligjin “Për investimet strategjike”
Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për Bashkëqeverisjen”.
Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e buxhetit për vitin 2022
Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për taksat kombëtare”

