Berisha thirrje SHBA-ve: Mos lejoni në Ballkan dublikimin e politikës tuaj të jashtme me Sorosin!
Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë së SHBA-së që të ndalojë çdo veprimtari politike që dublon politikën e jashtë në Ballkan me Sorosin.
Ai deklaroi se Lulzim Brava është duke i thurur apoteoza SPAK-ut, i cili do t’i vërë kapak aferës 480 milionë euro, me vetëm 3 milionë euro.
Berisha: Më lejoni t’i bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve që të ndalojë çdo veprimtari politike që dublon politikën e jashtme të SHBA-ve në Ballkan, me G. Soros. Ne mblidhemi sot këtu si qytetarët më të vjedhur dhe më të varfëruar të kontinentit. Afera e incineratorëve është vetëm 1/10 e aferave të marra në 8 vite së bashku. Lefter Koka është një hajdut i dobishëm në këtë aferë të madhe.
Lulzim Brava është duke i thurur apoteoza SPAK-ut, i cili do t’i vërë kapak aferës 480 milionë euro, me vetëm 3 milionë euro. Në nuk do ta ndërpresim kurrë protestën gjersa regjimi të vendoset para ligjit dhe ne si shqiptarë të votojmë të lirë për veten tonë. Ky ortek nuk ndalet më ndaj dhe po e paralajmëroi Edi Ramën: mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se mund ta shtypësh shumicën sepse nuk ka forcë që na ndalon në rrugën tonë!

