"SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën", Soreca: Frika ka kaluar në anën e politikanëve dhe kriminelëve

Në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për hetuesit e BKS-së i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Soreca: SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën.

Ambasadori u shpreh se SPAK ka filluar të japë rezultatet e para dhe tashëm frika ka kaluar nga ana tjetër. Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë nën presionin e kriminelëve dhe politikanëve, por tashmë ata e kanë kuptuar që s'mund të jenë më të mbrojtur dhe duhet të përballen me drejtësinë.

Soreca: Sot ne festojmë faktin që 28 hetuesit e parë kanë filluar punën në BKH, por po ashtu festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK. Këto kanë qenë dy vite plot me sfida. Është e vështirë që të krijohet një institucion nga zero e sidomos kur ky institucion është në zemër të një fushe kaq delikate si ajo e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE është angazhuar shumë fort për të mbështetur krijimin e një SPAK-u të fortë e të pavarur. Jam krenar që në pas 2 vitesh shikojmë rezultatet e para të këtyre përpjekjeve. SPAK është pjesë e një numri në rritje të ekipeve të përbashkëta ët hetimit me Agjenci të BE. Pavarësisht se me ngadalë frika ka kaluar nga ana tjetër, sepse frika ishte në anën e prokurorëve dhe gjyqtarëve që ishin nën trysninë e politikanëve dhe kriminelëve. Frika tashmë po kalon në anën tjetër, tek ata që kanë filluar ta kuptojnë që mund të mos jenë më të mbrojtur dhe duhet të përballen me drejtësisë.

Soreca tha se është thelbësore që SPAK të vijojë bashkëpunimin me agjenci të tjera shqiptare ligjzbatuese. Ai theksoi edhe njëherë se BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.