Shtyhet seanca për Tahirin dhe Jaeld Çelën, pezullohen afatet e paraburgimit për ish-drejtorin e policisë së Vlorës
Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë në Gjykatën e Apelit pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë.
Shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve të ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaled Çela, i bashkëpandehur bashkë me Saimir Tahirin në këtë çështje.
Pas konstatimit të mungesës së avokatëve Petrit Ismaili dhe Gentian Romano në Gjykatë, u bë e ditur se njëri prej avokateve kishte paraqitur raport mjekësor për paaftësi në punë për 14 ditë ndërsa avokati tjetër ishte në një proces tjetër në Lezhë.
Për shkak të shtyrjes së seancës, Prokurorët kërkuan pezullimin e afateve te paraburgimit për Jaeld Celën ndërkohë që në gjykatë i pranishëm ishte edhe vetë ish-ministri Saimir Tahiri me avokatët e tij.
Pak muaj më parë, Gjykata e Lartë shfuqizoi vendimin për rikualifikimin e akuzave “nga trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim dhe “grupi i strukturuar kriminal” në “shpërdorim detyre” ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës dhe riktheu në apel dosjen ndaj tyre.
