Sot Vuçiç në Tiranë, Bumçi: Rama po e "shet" Kosovën te Serbia
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të vizitojë Tiranën sot dhe nesër, në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të "Ballkanit të Hapur."
Lidhur me këtë, anëtari i Komisionit të Rilindjes Demokratike, Aldo Bumçi, thotë se Rama po ia shet Kosovën Serbisë dhe se kryeministri është ndjekës i projektit për Serbinë e Madhe, ose ndryshe bota serbe.
Në intervistën për "Ditë e Re", në RTV Ora, Bumçi flet edhe për protestën e thirrur sot ora 16:00 nga Sali Berisha dhe rendit arsyet dhe kërkesat e protestës.
Aldo Bumçi: Rama është ndjekës i një projekti për Serbinë e Madhe, ose bota serbe, një Serbi që ka fituar guximin për të krijuar probleme në Bosnje dhe vendet fqinje. Interesi i Ramës është vetëm karrigia e tij.
Rama po i shet Kosovën, Serbisë. Asnjë nga marrëveshjet e dialogut Serbi Kosovë nuk zbatohen. Serbia krijon probleme me fqinjët. Pra Vuçiç që është nxitës i kësaj fryme nacionaliste, Rama e takon sikur të jetë një udhëheqës europian.
Protesta nuk është thjesht kundër Vuçic, në radhë të parë është kundër Ramës. Kjo protestë është për disa gjëra, e para për incineratorët dhe për keqqeverisjen që e ka rrënuar Shqipërinë. Është një aferë prej 430 mln eurosh për incineratorët.
Është nisur një hetim i cekët i çështjes.
Ka të bëjë me korrupsionin. Një korrupsion i paimagjinueshëm që ndodh çdo ditë. Kjo është një çështje disa vjeçare, nuk është hetuar, janë bërë vetëm disa hapa.


