Zbardhet agjenda e Vuçiç në Tiranë/ Rama i shtron darkë sot, më 21 dhjetor nënshkruhen marrëveshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë

Presidenti i Serbisë do të jetë në një vizitë dyditore në Tiranë, në kuadër të nismës "Ballkani i Hapur" ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Në total pritet të nënshkruhen gjashtë marrëveshje, duke përfshirë edhe "Marrëveshjen për Kushtet për Qasje të Lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor."

Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë sot një darkë të përbashkët në Tiranë ku do të ketë një takim zyrtar me Edi Ramën dhe Zoran Zaev, ndërsa për nesër janë planifikuar disa takime, kanë thënë për Tanjug burime nga Presidenca e Serbisë.

Më 21 dhjetor në Pallatin e Brigadave në Tiranë do të mbahet takimi i tre zyrtarëve dhe anëtarëve të delegacioneve me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, ku do të diskutohet për Planin Strategjik për Ballkanin e Hapur 2022.

Më pas do të vijojë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve trepalëshe dhe dypalëshe, e më pas Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal, ku do të marrin pjesë zyrtarë, ministra të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, rektorë të universiteteve bujqësore dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë. Në fund të tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pritet që të nënshkruhet Marrëveshja për Kushtet për Qasje të Lirë në tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor, Marrëveshja për Lidhjen e Skemave Elektronike të Identifikimit për Qytetarët dhe Marrëveshja për Bashkëpunim në Veterinarinë, Fitosanitare dhe Sigurinë e Ushqimit.

Do të nënshkruhet gjithashtu një marrëveshje për bashkëpunimin midis organeve të akreditimit në Ballkanin Perëndimor.

Në një letër të hapur, Vuçiç, Rama dhe Zaev ftuan të gjithë në rajon t'i bashkohen nismës Ballkani i Hapur. Ata edhe një herë u bënë thirrje të gjithë fqinjëve që të mblidhen dhe t'u ofrojnë qytetarëve të tyre përfitimet që ofron kjo nismë.

Agjenda e plotë:

E hënë, 20 dhjetor

Ora 18:30 Mbërritja e delegacioneve në Elbasan, Fish City

Ora 19:00 Darkë joformale e 3 kryeministrave, Rama, Vuçiç dhe Zaev me delegacionet

E martë, 21 dhjetor

Ora 09:00 Mbërritja e Vuçiç dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë

Ora 09:05 Takimi i 3 liderëve, Rama, Vuçiç, Zaev

Ora 09:30 Seancë plenare

Ora 10:30 Pushim për kafe

Ora 10:45 Diskutim i liderëve për Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur

Ora 11:30 Ceremonia e nënshkrimit

Ora 12:00 Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal

Ora 13:00  Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkani i Hapur

Ora 14:00 Dreka zyrtare

Ora 16:00  Nisja e delegacioneve