Basha mbledh Këshillin Kombëtar, sanksionet ndaj mbështetësve të “Foltores”dhe aksioni politik
Kryedemokrati Lulzim Basha duket i vendosur për të mbajtur larg Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe mbështetësi e tij.
Në këtë kuadër Basha do të mbledhë organin më të lartë vendimmarrës brenda PD-së, Këshillin Kombëtar, ku në fokus do të jetë shtimi i sanksioneve ndaj përkrahësve të “Foltores”.
Pra qëllimi parësor i mbledhjes së sotme do të jetë rishikimi dhe vula përfundimtare, për vendimet që ka marrë Kuvendi i së shtunës, si dhe zëvendësimi i të shkarkuarve.
Po ashtu, mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, pritet të diskutohet edhe për agjendën e ardhshme të aksionit opozitar, lëvizje kjo që pritet të nxjerrë jashtë vëmendjes së PD të Sali Berishës.
Kuvendi i dy ditëve më parë i Partisë Demokratike, u finalizua me përjashtimin e Sali Berishës nga organet drejtuese të larta, ndërkohë që të njëjtën gjë pritet të kenë edhe mbështetësit e tij, sidomos delegatët që refuzuan të merrnin pjesë në Kuvendin e thirrur këtë të shtunë nga Lulzim Basha.
