Spiropali: Basha nuk meriton replikë nga shumica në kushtet e kacafytjes së shëmtuar mes dy hijeve politike në opozitë

Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme parlamentare u ndal te kriza dhe "lufta" e brendshme në PD. Spiropali e cilësoi si një kacafytje të shëmtuar mes dy hijeve politike. Ajo e nisi fjalën e saj në Kuvend me një përgjigje për kryetarin e PD-së duke theksuar se me të gjithë situatat që po ndodhin në kampin opozitar nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë replikë me shumicën.

Spiropali: Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të PD dhe në kushtet e kacafytjes së shëmtuar mes dy hijeve politike që e kanë futur opozitën në vallen e marrëzisë, kinse heroike, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga ana e kësaj shumice. Duke ju lënë në avazin tuaj, unë po kthehem te nj hero i vërtetë.

Spiropali u ndal te skema e re e ndihmës ekonomike dhe miratimi i statusit "Fëmijë nën kujdesin e Republikës" dhe solli në vëmendje rastin e Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala i cili humbi jetën në krye të detyrës duke u përpjekur të shpëtojë punëtorët nga zjarri që kishte pushtuar magazinën ku ai punonte.

Arjan Sala ishte 33 vjeç, një ditë marsi të këtij viti Arjani u nis për në punë për të mos u kthyer më. Kamerat e sigurisë regjistruan Arjanin duke vrapuar drejt zonës së rrezikut për të nxjerrë punonjësit e tjerë nga magazina që po shkrumbohej nga flakët. Ai shpëtoi 20 persona, por u shua vetë. Këshilli i Ministrave e shpalli Arjan Salën Dëshmor i Atdheut.

Përfitimet e fëmijës mbajtës i statusit "Fëmijë nën kujdesin e Republikës" kanë materiale dhe jo materiale. Fëmija përfiton trajtimin mujor që llogaritet në bazë të pagës më ët lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.