Për mirë, apo për keq/ Si e shohin shqiptarët ardhjen e Vuçiç në Tiranë?

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë sot dhe nesër, në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të "Ballkanit të Hapur."

Por si e shohin shqiptarët ardhjen e Vuçiç në Tiranë?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Disa shprehen kundër ardhjes së presidentit serb në Shqipëri, duke rikujtuar të konfliktet Kosovë-Serbi.

Ndërsa disa qytetarë të tjerë thonë janë ta hapur ndaj vizitës së Vuçiç në Shqipëri.

"Nuk e njoh fare", tha një qytetar. "Fajet i ka të gjitha Rama", thotë një tjetër.