Protesta për pagën e 13-të/ Sindikalistët paralajmërojnë reagim ndaj qeverisë “Rama”
Këshilli i Sindikatave të Qarkut te Durrësit paralajmëron protesta në mbështetje te pagës së 13 të punonjësve. Po ashtu sipas kryesindikalistit Zija Alhysa këto protesta do të shtrihen në të gjitha qarqet e vendit.
"Punonjësit janë në ditët më të vështira këtë vit. Nëse ka 3 vjet nga koha e tërmetit, punonjësit e shëndetësisë kanë punuar natë ditë. Është për t'i përgëzuar, jo vetëm për t'i dhënë pagë dëmshpërblimi, të 13-të, siç po kërkohet, por duhet të kishin edhe një shpërblim moral. Përveç shëndetësisë kanë punuar edhe mësuesit."
Në këto protesta në Durrës, sipas Alhyses do të përfshihen rreth 2000 punonjës të shëndetësisë si dhe të fasonëve.
"Ne kemi kërkuar për gjithë punonjësit e Republikës, ndërsa në Durrës bëhen mbi 2000 personel, por është edhe arsimi dhe punonjësit privatë e të fasonerive."
Fasonët, thekson Alhysa, janë të keqpaguar dhe për rrogën e tyre përdoren manovra në dokumentacionin e pagesës dhe borderotë. Po ashtu sipas tij, kërkesa e tyre është që shpërblimet e vitit të ri të jenë 100 mijë lekë. Dhe jo 50 sa janë aprovuar.
"Paga e fasonerive janë nën nivelin e pagës minimale, kështu që krahas tyre ne do kërkojmë edhe rritjen e pagës minimale. Punonjësit janë në ditën më të vështirë sivjet."
