Veting politikanëve, Basha: Bëhet për të treguar se kush hyri me xhepat bosh e tani krekoset mbi majën e luksit
Lulzim Basha u ndal sërish te vetingu i politikanëve në seancën e sotme parlamentare.
Lufta nga korrupsionit është cilësuar si prioritet i PD, nga Basha ndaj prej kohësh, tha ai është depozituar iniciativa për vetingun e politikanëve.
Basha: Vetingu i politikanëve bëhet pikërisht për të luftuar korrupsionin, armikun e shqiptarëve. Vetingu e ndan shapin nga sheqeri dhe tregon me të vërtetë kush na ne këtu hyri me xhepat bosh e sot krekoset mbi majën e luksit të ndërtuar mbi vjedhjen e shqiptarëve. Kush nga ne këtu ka qenë dhe mbetet jo shërbëtor i zonës elektorale në të cilën ka shërbyer, por bedel i krimit dhe oligarkisë.
Vetingu i politikanëve është rruga e vetme që në kohën më të shkurtër të riparojmë defektet e kapjes dhe paralizës së sistemit të drejtësisë nga projekti i qëllimshëm i Edi Ramës për ta paralizuar atë duke bërë të mundur me detyrim që gjithsecili të paraqitet para SPAK dhe të tregojë shokët dhe pasurinë e vet.
