Hapet rruga e eksportit të kafshëve të gjalla me Serbinë e Maqedoninë e Veriut. Qeveria miraton marrëveshjen

Ditën kur Shqipërinë do ta vizitojë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, qeveria miraton një tjetër projektligj në zbatim të Open Balkan.

Përmes marrëveshjes tre palëshe për herë të parë do të lejohet eksportimi i produkteve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas mbledhjes së radhës së qeverisë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e cilësoi si një vendim të rëndësishëm për zhvillimin e tregjeve.

Një tjetër risi është edhe njohja e certifikatave të veterinarisë, ato shëndetësore.

“Qëllimi është të ulim kohën e tranzitit të transportit të mallrave. Eviton ndalesat në kontrollet e pikat e inspektimit kufitar dhe kryer kontrolle në doganën më të afërt me vendet e destinacionit” tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Një tjetë vendim i qeverisë ishte dhe krijimi i një regjistri për idetë inovative për bizneset dhe ndihma financiare për to.

I gjithë procesi i regjistrimit dhe marrja e shërbimit për zhvillimin e Start Up-eve do të ofrohet falas nga qeveria.