Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar i cili ushtronte veprimtarinë e lojërave të paligjshme të fatit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se u arrestua shtetasi Z. T., 52 vjeç pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Selman Riza”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.