Detaje të reja nga atentati me tritol në Vlorë, dyshohet se 33-vjeçari u ndoq për 12 orë. 20 të shoqëruar

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat rreth 20 persona ditën e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lidhje me atentatin me tritol ku mbeti i plagosur rëndë Indrit Sadedini, 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi pasditen e 19 dhjetorit 2021.

Tritoli ishte vendosur në hyrje të garazhit të pallatit ku Sadedini jetonte në lagjen “10 korriku”

Familjarë, të njohur por dhe persona që mund të kenë pasur konflikte me 34 vjeçarin janë marrë në pyetje mbi rrethanat dhe motivet e sulmit.

Mbi bazë të pamjeve dhe dëshmive, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit të tritolvënies.

Prishja e pazareve të drogës është një prej pistave për tentativën e vrasjes së Idrit Sadedinit, por nuk perjashtohen as konflikte të tjera të vjetra.

 Deri tani policia nuk ka një të dyshuar kryesor.

I dëmtuari, baba i një fëmije njihet në Vlorë si lidhje shoqërore e, Isuf Brahimaj, i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë.

34 vjecari ka qenë objektiv i një atentati edhe në vitin 2017, ngjarje pas të cilës kërkoi azil në Francë por që iu refuzua.

Dinamika e ngjarjes

Bomba me telekomandë me të cilën u tentua të vritej 34 vjecari Idrit Sadedini, të dielën në Vlorë, u vendos rreth 15 minuta para atentatit.

Kamerat fiksuan autorin

Kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë kanë fiksuar edhe autorin e dyshuar. Ai siç thonë burimet, mbante në kokë një kapuc, të cilin e përdorte për maskim. Ka ecur në këmbë dhe pranë hyrjes së garazhdit ka vendosur pakon bombë dhe e ka mbuluar me një letër që të mos binte në sy.

Tritolvënësi më pas është larguar  qetë në këmbë deri sa del nga zona e mbuluar nga kamerat. Atentatori që nuk dihet nësë ka vepruar i vetëm më pas duket se ka mbajtur zonën nën vëzhgim. Kur Idrit Sadedini ka dalë nga dera e garazhdit, bomba është aktivizuar me celular nga distance.

34 vjecari ka marrë dëmtime të rënda në të dy këmbët, i cili ndodhet ende në trajtim në Spitalin e Traumës.

Shperthimi

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka krijuar një grop në trotuar.

Njollat e gjakut dhe bordure e shkatërruar janë tjetër provë se sasia e eksplozivit të përdorur ka qenë e madhe.

Fatmirësisht, në kohën e shpërthimit në zonë nuk pati persona të tjerë që mund të rrezikonin të bëheshin viktima të pafajshme të atentatit në mes të zonës së banuar.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të një marketi aty pranë, autoshkolle dhe lavazhi të cilat mund të kenë fiksuar momentin, por identifikimi është i vështirë për shkak të lëvizjes së lartë në atë aks rrugor.

Levizte me makine te blinduar 

Indrit Sadedini lëvizte me makinë Benz S Class ngjyrë e zezë e blinduar çka tregon se i druhej një atentati.

Pista kryesore e hetimeve mbeten hasmëritë e vjetra dhe prishja e pazareve të drogës.

Ngjarja po hetohet edhe në lidhje me një ngjarje e cila ka ndodhur në dhjetor 2017 ku Sadedini i shpëtoi një atentati me tritol ndërsa në prill të atij viti në lokalin "Fiks Fare" administruar nga ai ndodhi një konflikt qe më pas u degjenerua në përdorim të armës ku mbeti i vrarë Ergys Gjioveshaj dhe tre të plagosur mes tyre një femër.

Pas kësaj ngjarjeje ai kërkoi azil në Francë por që iu refuzua.