Protesta kundër Vuçiç, media serbe: Plani i Berishës, Haradinajt dhe Kurtit, me ekstremistë nga Kosova
Si ekstremistë shqiptarë, me ndihmën e bollshme të politikanëve nga Kosova, i ka quajtur një media serbe ata që do të protestojnë ditën e nesërme (20 dhjetor) në Tiranë kundër Aleksandër Vuçiç.
Protesta është lajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ato do të jetë në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Sipas kësaj medie, organizatorë të demonstratës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i PD-së dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha.
Media vazhdon të pohojë se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë.
Sipas saj, Lushaj dhe Dollapi shkuan sot në krahinën jugore të Serbisë për të organizuar ardhjen e atyre që i quan si ekstremistë, për në Tiranë dhe këtë operacion e ka përkrahur edhe kryeministri aktual në Prishtinë, Albin Kurti.
Pritet që hyrja të organizohet përmes Morinës, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë që policia të mos i kthejë, shton kjo medie.
