Statusi i gazetarit, Kusari: Shteti vendos nëse je gazetar ose jo, të refuzohet, PD të tërhiqet!
Në një intervistë për RTV Ora, përfaqësuese e Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias Flutura Kusari u shpreh se Qendra po mundohet që politikanët t’i ekspozojë ndërkombëtarisht politikanë që shtypin mediat.
Ajo tha se është krenare që ka qenë kundër paketës anti-shpifja dhe është bërë e mundur që të ndalet në një fazë që nuk ishte e pamundur.
Kusari: Politikanët po mundohemi të ekspozojmë ndërkombëtarisht paketa politikanë që janë shumë të pasur. Ata kanë dëshirë që jashtë shtetit të hiqen sikur i respektojnë të drejtat e njeriut dhe gazetarët dhe ju dhemb shumë kur goditen te reputacioni i tyre ndërkombëtar. Nuk mund të bëhet vend anëtar i BE-së një vend që i trajton gazetarët si në Shqipëri.
Unë jam krenare që kam qenë kundër paketës anti-shpifja dhe e kemi ndalur në një fazë që nuk ishte e pamundur. Është e mundur që Rama do të vazhdojë me këtë iniciativë dhe do të sigurohemi që ta dinë të gjitha institucionet ndërkombëtare për këtë gjë. E di që nuk ka një raport normal mes shtetit dhe pronarëve të medias.
Kusari shtoi se nisma për statusin e gazetarit është një nismë që nuk rregullon kontrata dhe pensione, por vetëm i jep fuqinë shtetit që të vendosë se kush do të jetë gazetar ose.
Kusari: Kam gati një javë që jam Shqipëri. Jam e tronditur që po mundohet të rregullohet statusi i gazetarit, duke e bërë një profesion të rregulluar me ligj, merret shembull urdhri i mjekëve, që nuk duhet të bëhet. Kjo është një drejtë e njeriut në kuadër të lirisë së shprehjes. Profesionet e tjera janë të rregulluara me ligj. Një nismë e tillë nuk rregullon kontrata as pensionet, por bën që për tu licencuar duhet të marrësh leje te shteti. Nuk njoh ndonjë shtet me demokraci të mirëfilltë që e lejon këtë gjë me ligj. Kështu duan që të kontrollojnë gazetarët, unë i lus gazetarët ta kundërshtojnë këtë nismë. Ina Zhupa nga PD tha se është iniciativë e tyre, ndërsa ne do ta kundërshtojmë. Duhet vetërregullim.
