Tronditen familjarët/ Hapin arkivolin e të ndjerit dhe shikojnë të vdekurin e gabuar

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në veriperëndim të Greqisë, në qytetin Evros, kur në funeralin e një burri, të afërmit hapën arkivolin e të ndjerit dhe panë se brenda ishte një person tjetër.

Sipas evros-news.gr ngjarja ka ndodhur rreth 50 ditë më parë në fshatin Mavrokklisi.

Mësohet se i ndjeri kishte humbur jetën për shkaqe natyrore në Athinë, dhe se familjarët kishin vendosur ta varrosnin në fshatin e origjinës, Mavrokklisi.

Por me sa duket agjencia funerale kishte ngatërruar trupin e pajetë të moshuarit me një tjetër person, e si rrjedhojë kishte transportuar nga Athina në Evros  kufomën e gabuar.

Menjëherë pasi familjarët e kuptuan gabimin, telefonuan agjencinë funerale, e cila u kërkoi ndjesë dhe u tha se kishte ndodhur në ngatërrese në morg.

Njëkohësisht agjencia njoftoi dhe familjarët e personit tjetër të vdekur.

Për fat "të mirë" çështja u zgjidh menjëherë, me trupat e pajetë që u transportuan te familjarët e tyre.

Ceremonia e funeralit u anulua për të nesërmen, deri në ardhjen e trupit të moshuarit në Evros.