Caruana Galizia: Në pandemi politikanët japin masa emergjente dhe para, justifikojnë korrupsionin

Gazetari investigativ, aktivist për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shtypit, Matthew Caruana Galizia, në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, foli edhe për gazetarinë e situatën e pandemisë.

Ai tha se gjatë pandemisë politikanët e lidhur me biznese thonë se duan të shpenzojnë shuma të mëdha parash, por që një pjesë e tyre humbet rrugës.

Sipas tij, nënën justifikimi nëse po merren masa emergjente, injorohen procedurat e zakonshme dhe kështu justifikohet korrupsionin.

Në periudhën e pandemisë, a po bëhen demokracitë e ashtuquajtura më të ashpra dhe më të rrezikshme? Si ka ndikuar kjo tek liria e medias?

Galizia: Pandemia ka shtuar arsyet për te justifikuar këtë mënyre jetese qe nuk mund te justifikohet. Një nga çështjet kyçe është korrupsioni. Politikanet e lidhur me bizneset thonë, shiko ne duhet te shpenzojmë këtë shume te madhe parash p.sh ne shëndetin publik, kjo është një pandemi, një emergjence, na duhet te shpenzojmë 100 milionë euro. Ne realitet p.sh 30% e këtyre parave do te humbasin rrugës dhe politikanet e dine këtë, por thonë na duhet te marrim këto masa emergjente, na duhet te injorojmë procedurat e zakonshme. Kjo skeme vetëm po justifikon korrupsionin dhe kjo është diçka qe e shohim ne vendet ku balanca mes pushteteve është e dobët por gjithashtu është diçka qe po e shohim edhe ne shtete ku nuk e prisnim këtë gjë.

Keni një mesazh për gazetarët shqiptarë?

Galizia: Duhet te jene te vendosur dhe duhet ta ngulitni ne koke qe edhe kur situata duket krejtësisht e pashpresë na duhet patjetër te kryejmë hapat baze te punës tone qe janë dokumentimi i asaj qe po ndodh dhe kjo përfshin edhe kërcënimet ndaj nesh, censurimin e punës tone, rastet e dhunës. Na duhet te punojmë me organizatat ndërkombëtare, me këshillin e Evropës, Reporterët Pakufij etj., qe te dokumentojmë kërcënimet me te cilat përballen gazetaret.