Shqiptarja e zhdukur prej 3 ditësh në Greqi, familjarët e alarmuar: Mund t'i rrezikohet jeta

Një emigrante shqiptare 35-vjeçare është zhdukur prej 3 ditësh nga Chania, të ishullit të Kretës, Greqi. Bëhet fjalë për Esmeralda Shirën, banuese në Chania, Kretë.

Autoritetet greke dhanë alarmin për zhdukjes e shqiptares, dje 18 dhjetor, duke  dhënë detaje për  rrethanat e zhdukjes, si edhe detaje për sa i përket pamjes së jashtme, dhe veshjes që  kishte ditën e zhdukjes bashkangjitur me foton e saj.

Siç raportojnë meditet greke shqiptarja është zhdukur në Chania të Kretës dhe mund të ketë arsye. që i rrezikojnë jetën.

Njoftimi i autoriteteve greke:

Më datë 16.12.2021 u zhduk nga zona e Chanias zonja Esmeralda Shira, 35 vjeçe. Fondacioni “Buzëqeshja e Fëmijës” është informuar për zhdukjen e zonjës Esmeralda Shira më datë 18.12.2021 dhe ka vijuar me publikimin e të dhënave të gruas,  me kërkesë të familjarëve të saj, pasi jeta e saj mund të jetë në rrezik.

Zonja Esmeralda Shira, 35 vjeçe, është e gjatë 1.75 m, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ditën e zhdukjes Esmeralda kishte veshur një xhaketë të zezë, streçe të zeza dhe çizme të zeza.

Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë në numrin e Fondacionit"Buzëqeshja e Fëmijës" që është i disponueshëm 24 orë, ose në "Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur - 1017.