Iu bë atentat me tritol, ky është momenti kur 33-vjeçari merret nga ekipi i Urgjencës
Ky është momenti kur Urgjenca ka marrë Endri Sadedinit pas një shpërthimi me tritol në lagjen “10 korriku” ku 34-vjeçari mbeti i plagosur rëndë.
Endri Sadedini shihet i shtrirë në tokë teksa ekipi i Urgjencës mundohet që të kujdeset për të dhe ta nisë me ambulancë për në spital.
Ndërsa sipas informacioneve nga policia ai momentalisht ndodhet rëndë në spitalin e Vlorës, pasi marrë dëmtime në gjymtyrë.
Ndërkohë, Sadedinit i është bërë atentat në vitin 2017, por ai mundi t’i shpëtojë këtij atentati ku iu vu rreth 500 gram eksploziv.
Ishte vetë i riu i cili njoftoi policinë për kallëpin e mbuluar me letër natriban që kishte gjetur afër makinës.
Në pako kishte 500 gram lëndë eksplozive të cilës i ishte montuar në mënyrë artizanale një celular për aktivizim në distancë.
Për këtë ngjarje u morën në pyetje 7 persona ndërsa vetë Sadedini deklaroi në polici se nuk konflikte me njeri.
Endrit Sadedini ka pasur në pronësi një lokal në Vlorë ku në Prill 2017 të këtij viti u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

