Atentat me tritol sot, në lokalin e Endrit Satedinit u vra një 33-vjeçar në vitin 2017

Endrit Satedini, është bërë edhe më parë objekt i sulmit me tritol. Në 15 dhjetor 2017, Satedini, ka pikasur një sasi tritoli në hyrje të lokalit të tij në zonën e Ujit të Ftohtë, të cilin e kishte marrë me qira.

Kjo ngjarje vijon të jetë ende e pa zbardhur nga policia. Ndërsa po në të njëjtën kohë në 19 dhjetor 2021, serish Satedini sulmohet me eksploziv, ku këtë herë ka mbetur i plagosur rëndë në të dyja këmbët.

Më 20 prill 2017, në lokalin e tij u ekzekutua me armë 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën aksidentalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një femër.

Ergys Gjioveshaj u qëllua me armë zjarri teksa ishte i shoqëruar me një vajzë e cila mbeti e plagosur nga breshëria e plumbave.

Të plagosur mbeten edhe kamarieri dhe muzikanti i lokalit. Një ditë më pas policia arrestoi Gani Tozajn dhe shpalli në kërkim dy të tjerë, 37-vjeçarin Aranit Kondaj dhe një person tjetër me inicialet E.S, 25 vjeç.

Të tre të akuzuarit kanë qenë në një tavolinë dhe sipas rrëfimit të Tozajt në Prokurori, viktima Ergys Gjioveshaj kishte qëlluar me pëllëmbë dikë nga personat që ndodheshin në tavolinë.

Nga tavolina e Gani Tozajt janë nxjerrë armët dhe është qëlluar në drejtim të të riut i cili humbi jetë sapo doli nga lokali.