Pas atentatit me tritol, policia “blindon” Vlorën, kontrolle në hyrjet dhe daljet e qytetit

Pas atentatit më tritol ndaj 33-vjeçarit Endrit Satedini në një lagje të Vlorës ka bërë që forcat FNSH të blindojnë hyrjet dhe daljet e qytetit

Policia ka dalë në rrugë duke bërë kontrollin e automjeteve që hyjnë dhe dalin në qytet me qëllim rënie në gjurmë të autorëve të krimit.

Ndërkohë, bëhet me dijet se deri më tani janë shoqëruar 6 persona që mund të kenë lidhje ose dijeni me ngjarjen.

Endrit Satedinit iu bë një atentat me eksploziv me telekomandë ditën e sotme në hyrje të garazhit të pallatit ku ai jetonte.

Dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me hesape të shkuarës së Endrit Satedinit, pasi ky i fundit është përfshirë në një ngjarje të ngjashme edhe 4 vite më parë.

Ndërkaq, po 4 vite më parë, në vitin 2017, në lokalin e Endrit Satedinit u vra një person në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.