"Statusi i gazetarit" Matthew Caruana Galizia: Rikthim në komunizëm

Gazetari investigativ, aktivist për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shtypit, Matthew Caruana Galizia, në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, foli për situatën e medias në vendin tonë.

Ai tha se ka probleme te lidhura me krimin e organizuar, probleme me kontrollin eksesiv te çështjeve editoriale nga ana e biznesit, gjë që është ngritur si shqetësim shpesh here nga gazetarët.

Ai theksoi se shqetësues është fakti se qeveria vendos tashmë se kush është dhe kush jo gazetar dhe që qeveria duhet të jetë në opozite me ta për te garantuar dhënien e statusit te gazetarit.

Ju e njihni situatën e lirisë së medias në Shqipëri, keni kontakte me gazetarë në një panoramë të përgjithshme në çfarë pike jemi ne?

Galizia: Është e vështirë. Ka probleme te lidhura me krimin e organizuar, probleme me kontrollin eksesiv te çështjeve editoriale nga ana e biznesit, për shembull diçka qe është ngritur si shqetësim shpesh here nga gazetarët ne rastet kur ne kemi folur me ta privatisht, është qe ata censurohen nga redaktoret bazuar ne urdhra ose kërkesa qe vijnë nga pronaret e mediave. Fakti qe gazetaret nuk paguhen sipas meritës është një shqetësim qe është ngritur here pas here. Një nga idetë e ngritura se fundmi dhe qe me ka shqetësuar shume është fakti se qeveria vendos tashme se kush është dhe kush jo gazetar dhe qe qeveria duhet te jete ne opozite me ta për te garantuar dhënien e statusit te gazetarit. Kjo ide nuk do e përmirësoje situatën e gazetareve. Për mua është e gabuar kjo ide sepse e kthen vendin ne komunizëm dhe jam i surprizuar qe e dëgjoj ketë ide nga njerëzit ne Shqipëri duke qene se Shqipëria ka pasur një eksperiencë shume te keqe nga ky sistem dhe për mua këta njerëz po. Kërkojnë te rikthehen ne komunizëm nëse qeveria do te vendose se kush do te jete gazetar e kush jo. Është e pashpjegueshme dhe shume e rrezikshme.

Si ekspert që merreni me lirinë e medias, cila është zgjidhja në terrenin shqiptar?

Galizia: Ka shume gjera qe duhen bere por asnjëra prej tyre nuk përfshin qeverinë qe te vendos se kush e merr statusin e gazetarit, ose qe një komitet i përbërë nga njerëz qe punojnë për qeverinë te vendose këtë gjë. Gjerat duhen bere me radhë qe nga gjerat me te thjeshta, si p.sh duhet te sigurohemi qe gazetaret te punojnë ne një ambient te sigurte dhe dinjitoz, qe te paguhen ne mënyre te drejte, te kenë kontrata te drejta punësimi, qe kontributet e sigurimeve shoqërore te paguhen sakte dhe qe te mos largohen nga puna për arsye te paqena si p.sh shume kane pësuar këtë kur kane refuzuar te bashkëpunojnë me censurën. Kur gazetarët intimidohen me dhune dhe sot p.sh kemi dëgjuar dëshminë e një gazetari qe është kërcënuar me arme. Këto krime duhet te hetohen ne mënyrë te thelle. Ata qe janë përgjegjës duhet te përgjigjen, te dënohen. Por fatkeqësisht ky është rezultati i një gjendjeje pa ndëshkueshmërinë te përhapur kudo. P.sh kur gazetarët raportojnë për korrupsion, për krimin e organizuar dhe personat e akuzuar nuk ndiqen dhe dënohen për krimet e tyre e gjithë pesha bie vetëm mbi gazetaret sepse ata mbeten te vetmit qe i kane ne llogari këta kriminele dhe kjo situatë si e tille rrezikon gazetaret. Kriminelet do te duan te largojnë shqetësimin e tyre duke hequr qafe gazetaret. Ata nuk shqetësohen për prokuroret, për policinë për gjykatësit. Kështu qe është shume e vështirë për gazetaret te cilët po e bëjnë ne fakt punën e tyre jashtë qëllimit final, siç ishte edhe mamaja ime. Fatkeqësisht kjo është situata.