Atentat me tritol në Vlorë, autorët përdorën eksploziv me telekomandë ndaj 33-vjeçarit
Vlora është tronditur sërish këtë të dielë nga një shpërthim me tritol në vënë në një garazh, ku ka mbetur i plagosur 33-vjeçari Endrit Sadedini.
Ndërkohë, burime për Ora News bëjnë me dije se pasi është stabilizuar gjendje e tij shëndetësore në spital, ndërsa pritet që nesër të niset drejt Tiranës.
Ndërkohë, dyshohet sasia me eksploziv ka qenë me telekomandë dhe e lidhur me një celular.
Personat që kanë kryer atentatin dyshohet se ruajtur momentin kur Endrit Sadedini po futej në garazh për të shpërthyer tritolin.
Mendohet se sasia eksplozive mund të ketë e fshehur gjatë natës në hyrje të garazhit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 korriku" të Zonës së Lungomares jashtë ambienteve të një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde dyshohet eksplozive.
"Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen "10 Korriku", jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë." - njofton policia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

