Caruana Galizia: Gazetarët t’i raportojnë rastet, shtypja e medias duhet të raportohet ndërkombëtarisht
Gazetari investigativ, aktivist për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shtypit, Matthew Caruana Galizia, në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, foli edhe për vrasjen e nënës së tij.
Ai tha se është shumë e vështirë që për një gazetar të përballet me një shtet për të kërkuar drejtësi dhe për të mos punuar nën censurë.
Ai shtoi se gazetarët duhet t’i ngrënë shqetësimet e tyre kundrejt qeverisë, pasi kështu krijohen provat edhe ndërkombëtarisht për mungesën e lirisë së shtypit në vendin tonë.
Pas vrasjes se nenës suaj, Daphne caruana Galizia, familja juaj e ktheu ne sfide vendimin e drejtësisë jo vetëm për te, por nisjen e funksionimit te sistemit ne te gjithë Maltën. Situata ne Maltë pas vrasjes se nenës suaj ngjan në disa këndvështrime me situatën ne Shqipëri. Sa e vështire është për një gazetar te përballet me një shtet?
Galizia: Shume e vështire. E kuptoj qe jo çdo njeri e bën këtë, e bën Flutura Kusari, por ajo qe dua te them është qe nuk është e nevojshme te ndërtohet një fushate e tere kundër qeverise, kjo nuk është ajo qe po ju kërkojmë njerëzve qe te bëjnë. Ajo qe po ju kërkojmë gazetareve, arkivisteve qe te bëjnë është qe nëse kërcënohen, intimidohen, nëse punoni nen censure, nëse diskriminoheni ne ndonjë mënyrë, nëse i bëni pyetje qeverise dhe ata nuk përgjigjen, nëse nuk ju ftojnë ne konferenca për shtyp, atëherë na ndihmoni ne qe ti dokumentojmë këto abuzime, na tregoni qe po ndodhin jo duke i postuar thjesht ne Facebook.
Kështu qe kur ne e ngremë shqetësimin e mungesës se lirisë me medias ne Shqipëri përgjigja e qeverisë është gjithmonë, 'nuk ka evidenca qe te tregojnë se situata e lirisë se medias është e keqe', por ne e dimë se ka evidenca sepse e dëgjojmë ketë gjë gjithë kohën nga gazetarët këtu. Problemi është se rastet nuk dokumentohen si duhet. Ne mënyrë qe ne te lobojme për presion ndërkombëtar ne duhet te jemi ne gjendje qe te shkojmë tek organizatat ndërkombëtare me evidenca për situatat e denoncuara. Nëse gazetaret nuk na ndihmojnë dot qe ti dokumentojmë rastet e dhunimit te tyre apo keqtrajtimit ne nuk do te jemi kurrë ne gjendje qe te lobojme dhe advokojme.
