Tronditet Vlora, pamje nga vendngjarja e shpërthimit me tritol, dyshohet atentat

Pasditen e sotme Vlora është tronditur nga një shpërthim tritoli.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 korriku" të Zonës së Lungomares jashtë ambienteve të një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde dyshohet eksplozive.

Konfirmohet nga policia e sasia e eksplozivit vendosur në garazh, në derën hyrëse të tij.

Si pasojë e shpërthimit të fortë ka mbetur i plagosur rëndë një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur Indrit Sadedini, 33 vjeç.

"Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen "10 Korriku", jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë." - njofton policia. 

Dyshohet se e kemi të bëjmë me një atentat kundrejt një personi për larje hesapesh, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tronditet Vlora, pamje nga vendngjarja e shpërthimit me tritol, dyshohet

Tronditet Vlora, pamje nga vendngjarja e shpërthimit me tritol, dyshohet