U plagos rëndë sot nga shpërthimi, Endri Sadedinit i është vënë tritol edhe në vitin 2017
Endri Sadedinit, personi i cili mbeti i plagosur rëndë ditën e sotme në lagjen “10 korriku” pas një shpërthimi me tritol, i kanë bërë edhe një atentat në vitin 2017.
Ai mundi t’i shpëtojë këtij atentati ku ia vunë rreth 500 gram eksploziv.
Ishte vetë i riu i cili njoftoi policinë për kallëpin e mbuluar me letër natriban që kishte gjetur afër makinës.
Në pako kishte 500 gram lëndë eksplozive të cilës i ishte montuar në mënyrë artizanale një celular për aktivizim në distancë.
Për këtë ngjarje u morën në pyetje 7 persona ndërsa vetë Sadedini deklaroi në polici se nuk konflikte me njeri.
Endrit Sadedini ka pasur në pronësi një lokal në Vlorë ku në Prill 2017 të këtij viti u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Ergys Gjioveshi. Policia arrestoi ai autor të dyshuar 19-vjeçarin Gani Tozaj.


