Transportonte 9 klandestinë kundrejt parave/ Shoferi nuk iu bind patrullës për të ndaluar, shpallet në kërkim
Një 36-vjeçar, në Gjirokastër është shpallur në kërkim, pasi nuk iu bind patrullës së policisë, për të ndaluar mjetin me të cilin transportonte 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA.
Mësohet se më vonë, 36-vjeçari ka braktisur makinën, me të cilën transportonte klandestinët në vendin e quajtur, "Virua".
Për pasojë policia ka sekuastruar mjetin dhe ka shpllaur në kërkim drejtuesin e makinës.
"Shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi shtetasit R. B., i cili po drejtonte automjetin tip "Mercedez Benz", në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur "Virua", njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
