Basha e Berisha harrojnë Covidin, shkelen masat në dy Kuvendet, në një javë 2334 të infektuar

Pavarësisht apelit për respektimin e masave anti-Covid, si Berisha edhe Basha, në dy të shtunat e fundit kanë neglizhuar çdo rregull në Kuvendet e thirrur prej tyre. Ndërkohë në 7 ditë në vendin tonë kanë humbur jetën 31 pacientë e janë infektuar 2334 qytetarë.

Ndërkohë që bota po ngre alarmin për rrezikun nga varianti Omicron i koronavirusit, e kur në vendin tonë vijon të jetë në fuqi masa e ndalimit të grumbullimit të më shumë se 50 personave, dy të shtunat e fundit ka pasur një neglizhencë të rregullave anti-Covid.

Beteja politike e liderve të Partisë Demoktatike në dy javët e fundit duket se ka lënë jashtë vëmendjes rrezikun nga përhapja e covid 19.

Por ndërkohë, Kuvendi Kombëtar i thirrur nga anëtarësia e PD deklaroi se stadiumi "Air Albania" u mbush me rreth 4900 delegatë dhe shumë të tjerë anëtarë, këtë të shtunë kryedemokrati Basha deklaroi se kishte mbi 5000 të pranishëm te Pallati i Kongreseve.

Në kushtet ku nuk ishte e mundur ruajtja e distancës, e ku të rrallë ishin ata që mbajtën maska, numri i infektimeve në ditët në vijim rrezikojnë të rriten.

Në javën që lamë pas ka shënuar një ulje të infektimeve në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nuk ka pasur më shumë se 380 infektime në një ditë, ndërsa numri më i lartë i humbjeve të jetëve është 8.

Në harkun kohorë të 7 ditëve janë infektuar 2334 qytetarë dhe kanë humbur jetën 31 pacientë.

Që prej fillimit të pandemisë Tirana mban vendin e parë, si vatra me përhapjen më të madhe të virusit Sars CoV 2.

Që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 205,549 raste pozitive, numër që në fakt ekspertët pretendojnë të jetë më i lartë, për shak se jo të gjithë i janë nënshtruar testimit.

Ndërsa humbjet e jetëve zyrtarisht kanë shkuar në 3,161 persona, ku vlen të theksojmë se raportohen vetëm ata që shtrohen në spitalet Covid.

Megjithëse shumë pranë Kosovës situata e pandemisë nuk është e njëjtë.

Në 24 orët e fundit në të janë shënuar 1 viktimë dhe 12 raste, trend i cili ka qenë i njëjtë prej disa javësh tashmë.