Rruga që rrezikon jetë, aksi nacional Burrel-Skuraj pëson shembje, në rrezik drejtuesit e mjeteve

Aksi nacional Burrel-Skurraj, pa pësuar shembje të mëdha në disa pjesë të tij ndërsa ai është kthyer seriozisht në rrezik për drejtuesit e mjeteve.Pavarësisht se situata është alarmante prej më shumë se një viti, askush nuk ka ndërhyrë në atë rrugë.

Këto pamje vijnë nga aksi Burrel-Skuraj.

Aksi nacional ka pësuar shembje në disa pjesë, duke vënë në rrezik seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve.

Firma mirëmbajtëse e këtij segmenti rrugor ka konstatuar që ky mur mbrojtës është i dëmtuar prej afro 12 muajsh dhe e vetmja masë paraprake që ajo ka marrë është vendosja e një shiriti dhe tabele lajmëruese për të treguar rrezikshmërinë në këtë aks.

Gurët e rënë dhe të çarat e mëdha tregojnë qartë rrezikshmërinë e aksit, i cili është nën menaxhimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Drejtuesit e mjetee dhe banorët e kanë ngritur disa herë këtë problem edhe në institucione, por askush nuk e ka marrë seriozisht këtë situatë.