Fluks i lartë në Referendumin për shkarkimin e Bashës, shtyhet orari i votimit
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka udhëzuar shtyrjen e orarit të votimit derisa anëtari I fundit të ketë shprehur vullnetin e tij me anë të votës në këtë Referendum.
Orari i votimit është shtyrë deri në orën 18:00 në Lushnje.
Mësohet se votimi është shtyrë gjithashtu në qarkun e Elbasanit.
Shtyhet votimi në Delvinë pasi ka ende anëtarë që kanë qenë në punë. Shtyrja deri në orën 18:00.
Burime bëjnë me dije se në Lazarat ka fluks votimesh, për këtë arsye votimi është shtyrë deri në orën 18:00.
Votimi është shtyrë edhe në Sarandë deri në orën 18:00.
Në Tepelenë ka mbaruar votimi. Votuan 154 demokratë ose 61.3||% e tyre. Pritet të fillojë numërimi i votave.
Në qarkun e Pogradecit është mbyllur procesi i votimit, ndërkohë që është shtyrë në Maliq, Devoll dhe Korçë deri në orën 18:00.
Në Kolonjë është mbyllur votimi, nga 700 anëtarë kanë votuar 404.
Në Fier, vetëm në dy qendrat e votimit të qytetit kanë votuar 1300 anëtarë. Pjesëmarrja deri tani 75%.
Në Patos nga 1100 anëtarë, do votojnë 750, kanë votuar 630 ose 84% e 750.
Në Roskovec nga 550 anëtarë, do votojnë 350, kanë votuar 390 ose 101% e 350.
Votimi është mbyllur edhe në Divjakë. 365 anëtarë të PD për këtë bashki kanë ushtruar të drejtën e votës për referendum.
